Mediat kroate: Bayerni i vendosur të blejë sulmuesin e Interit

E Marte  28 Prill 2020 07:08 |
Mediat kroate: Bayerni i vendosur të blejë sulmuesin e Interit

Bayerni i Mynihut pritet të ushtrojë të drejtën e blerjes për sulmuesin anësor Ivan Perisic, i cili iu bashkua gjermanëve verën e kaluar në huazim me të drejtë blerjeje për shifrën e 20 milionë eurove, nga ana e klubit të Interit.

Lajmi vjen nga mediat kroate, të cilat citojnë burime nga brenda klubit bavarez dhe konfirmojnë se gjermanët po negociojnë me drejtuesit e Interit për uljen sadopak të shifrës finale të blerjes së kartonit të futbollistit.

Një rol të rëndësishëm në këtë vendim ka luajtur edhe fjala e trajnerit Hansi Flick, që është shprehur pro qëndrimit të kroatit në skuadër, bazuar në atë çka ai tregoi me fanellën e kampionëve gjermanë.

Më shumë rreth