Mediat kroate: Talenti spanjoll transferohet te Milani

E Mërkure  15 Janar 2020 22:50 |
Mediat kroate: Talenti spanjoll transferohet te Milani

Milani ka ndryshuar skemë me ardhjen e Zlatan Ibrahimovic, duke zgjedhur rreshtimin 4-3-1-2, ndërsa drejtuesit e klubit janë gati t’i dhurojnë një fantazist mjaft të talentuar trajnerit Stefano Pioli.

Bëhet fjalë për spanjollin 21-vjeçar Dani Olmo, që është rritur në akademitë e Barcelonës dhe që kohët e fundit ka shpërthyer në skuadrën kroate të Dinamos së Zagrebit dhe ndiqet nga shumë klube të mëdha europiane.

Sipas mediave kroate, me transferimin e Olmos po merret vetë Zvonimir Boban, ish futbollist i Dinamos së Zagrebit, aktualisht drejtues te Milani, që po bën gati një ofertë prej 30 milionë eurosh për kartonin e spanjollit.

Burimet pranë klubit kroat konfirmojnë se palët janë shumë pranë marrëveshjes dhe se në ditët e ardhshme pritet edhe “tymi i bardhë”, me Olmo që pritet të udhëtojë drejt Milanos dhe të luajë pas shpinës së Ibrës dhe Leaos.

Më shumë rreth