Mohoi koronavirusin/ Vdes nga Covid-19, ish-kampioni i botës dhe Evropës në kickbox

E Diel  26 Dhjetor 2021 15:25 |
Mohoi koronavirusin/ Vdes nga Covid-19, ish-kampioni i botës dhe Evropës në kickbox

Ish-kampioni botëror dhe evropian i kikboksit, Frederic Fred Sinistra, i njohur si “The Undertaker”, ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij për shkak të problemeve të rënda të frymëmarrjes të shkaktuara nga Covid-19.

Belgu ishte 41 vjeç dhe deri në fund ishte një mohues i bindur. Ai ishte detyruar të shtrohej në spital në Liege nga trajneri i tij Osman Yigin në fund të nëntorit.

Por në javën e parë të dhjetorit, pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore, ai kishte firmosur daljen nga spitali për të shkuar në shtëpi.

Gruaja e tij, në postimin e gjatë të lamtumirës, ​​vazhdon të pretendojë se i shoqi nuk ka vdekur nga Covid.