Ndalet Napoli, mposhtet nga Spartaku i Moskës

E Mërkure  24 Nëntor 2021 19:15 |
Ndalet Napoli, mposhtet nga Spartaku i Moskës

Ekipi italian ka pësuar një humbje të papritur në Ligën e Evropës.

Napoli është mposhtur nga Spartaku i Moskës me rezultat 2-1.

Vendasit e nisën ndeshjen shumë mirë, dhe arritën të kalojnë në epërsi në min e 3′ me golin e Alexander Sobolev nga penalltia.

I njëjti futbollistë shënoi sërish në min e 28′ për ti dhënë epërsinë ekipit të tij 2-0.

Pjesa e dytë i takoi në tërësi ekipit italian, që mori komplet iniciativën në tentim të barazojnë rezultatin.

Elif Elmas riktheu në lojë ekipin e tij me golin e realizuar në min e 64′ për 2-1.

Edhe në vazhdim Napoli kishte shumë raste shënimi, por që nuk arriti ti shfrytëzojë dhe pësoi humbje me rezultat 2-1.

Me këtë fitore tani Spartaku i Moskës ngjitet në vendin e parë me shtatë pikë, aq sa ka edhe Napoli në vendin e dytë.

Më shumë rreth