Parma i ofron kontratë të re Dërmakut

E Premte  31 Korrik 2020 20:20 |
Parma i ofron kontratë të re Dërmakut

Kastriot Dërmaku u bashkua me Parmën në verën e vitit të kaluar pas disa viteve të kaluara në Serie B.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë shkëlqeu për disa sezone në kategorinë e dytë të futbollit italian me skuadrat si Cosenza, Luchese apo Empoli.

Por në vitin e tij të parë në Serie A me fanellën e Parmës, Dërmaku ka bërë paraqitje shumë të mira.

28-vjeçari fillimisht e kishte problem të futej në formacionin bazë, por në fund ka zhvilluar 15 ndeshje në Serie A.

Trajneri i Parmës, Roberto D’Aversa ka mbetur shumë i kënaqur me paraqitjet e shqiptarit dhe e sheh atë si titullar të padiskutueshëm për edicionin e ardhshëm.

Kësisoj sipas asaj që ka raportuar La Gazzetta dello Sport, Parma i ka ofruar zgjatjen e kontratës shqiptarit.

Dërmaku ka kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2023, por ai pritet të zgjasë këtë kontratë edhe për një vit tjetër deri në 2024.

Vlen të theksohet se në ndeshjet e mëdha, Dërmaku ka bërë paraqitje shumë të mirë ndaj sulmuesve me emër në Serie A si Romelu Lukaku, Edin Dzeko, Andrea Belotti e Berardi. 

Më shumë rreth