Rudiger, në bisedime me gjigantët evropianë

E Marte  04 Janar 2022 18:51 |
Rudiger, në bisedime me gjigantët evropianë

Futbollisti i Chelseat, në skadim të kontratës pas gjashtë muajsh, po flet me drejtuesit e Real Madridit, Paris Saint-Germainit dhe Bayern Munichut

Antonio Rudiger e sheh të ardhmen e tij larg Chelseat.

Mbrojtësit gjerman do t’i skadojë kontrata në fund të këtij sezoni.

Dhe, 28 vjeçari i ka nisur qysh tash bisedimet me gjigantët e futbollit evropian.

“Sky Sports” raporton se ai po flet me drejtuesit e Real Madridit, të Paris Saint-Germainit dhe të Bayern Munichut.

Mbrojtësi i Chelseat e ka të lejueshme të bisedojë me klubet tjera prej tash.

Ai është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyeshme.

Duket se Rudiger nuk preferon të qëndrojë më në “Stamford Bridge”. 

Më shumë rreth