“Saga Mbappe” – Nëna e lojtarit thotë se francezi do të largohet nga PSG, babai i kërkon të qëndrojë

E Marte  05 Prill 2022 09:51 |
“Saga Mbappe” – Nëna e lojtarit thotë se francezi do të largohet nga PSG, babai i kërkon të qëndrojë

Përkundër që javë më parë gjithçka konsiderohet e kryer sa i përket transferimit të Kylian Mbappe te Real Madrid, kohëve të fundit ky “skenar” është ngatërruar.
Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat në Spanjë, 23-vjeçari është “në mes të dy zjarrëve”, me nënën e tij që ka lajmëruar që lojtari do të largohet nga Paris Saint Germain dhe babanë i cili dëshiron që ai të qëndrojë.

Ndeshja Real Madrid – Paris Saint Germain ishte pikënisja e shtimit të zërave që Mbappe veçse ka parakontratë me “Los Blancos”, por, të paktën deri tani, situata ka ngelur në “vendnumëro”, shkruan lajmi.net.

Kalimi i Mbappe në Real Madrid u përfol edhe gjatë afateve kalimtare të kaluara, por, përkundër dëshirës së lojtarit, transferimi stagnoi.

Më shumë rreth