Shtyhen zyrtarisht dy ndeshjet e kësaj fundjave në La Liga, ja arsyeja

E Premte  15 Tetor 2021 17:05 |
Shtyhen zyrtarisht dy ndeshjet e kësaj fundjave në La Liga, ja arsyeja

Këtë fundjavë, në LaLiga, do të luhet 8 ndeshje dhe jo 10. LaLiga vendosi të shtyjë Granada-Atletico Madrid dhe Real Madrid-Athletic Bilbao, çka ka gjeneruar irritimin e Federatës së Futbollit.

LaLiga e ka konsideruar të drejtë vendimin për të shtyrë ndeshjet e skuadrave që kanë lojtarë amerikano-jugorë, të impenjuar me kombëtaret respektive, ndërsa Federata është e shqetësuar për ngjeshjen e kalendarit dhe nuk e konsideron numrin e mungesave si të mjaftueshëm për të justifikuar shtyrjen.

Një muaj më parë u shtynë Villareal- Alaves dhe Sevilla-Barcelona, dy sfida që ende nuk kanë gjetur një datë. Reali dhe Atletico e Madridit kalojnë plot 3 javë pa luajtur ndeshje në kampionat. Atletico ka luajtur për herë të fundit në 2 tetor, ndërsa Reali një ditë më pas.

Federata, që ka mbështetjen e FIFA-s dhe UEFA-s, e ka apeluar vendimin e Ligës, por Këshilli Superior i Sportit preferoi ta lërë në fuqi, duke u dhënë të drejtë organizatorëve të turneut.

Më shumë rreth