Super Chelsea i Tuchel eliminon me lehtësi Realin, sfidon City-in në finale (VIDEO)

E Mërkure  05 Maj 2021 23:01 |
Super Chelsea i Tuchel eliminon me lehtësi Realin, sfidon City-in në finale (VIDEO)

Chelsea dhuron spektakël në gjysmëfinalen e kthimit kundër Realit, duke siguruar një biletë për në finalen e madhe ndaj Manchester City-it në Champions Legue. Blutë e Londrës triumfuan 2-0 në “Stamford Bridge” duke qenë ndjeshëm më superior se rivalët e tyre.

Në minutën e 28-të, pas një aksioni të bukur Havertz ndalet nga traversa, por më pas shkon te Timo Werner që e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë. Fraksioni i dytë u luajt vetëm në portën e skuadrës madrilene, teksa ekipi i Tuchel kishte pafund raste për të shënuar gola të tjerë.

Haverez, Werner apo Thiago Silva u ndalën nga fati dhe shtylla, ndërkohë që Courtois bëri gjithçka për të mbajtur ekipin e tij në lojë. 5 minuta nga fundi i ndeshjes, Kante rrëmben një top, pason për Pulisic, i cili do të shërbente për Mount. Ky i fundit e kishte të thjeshtë për të shënuar me portën e boshatisur.

Më shumë rreth