Superliga e Kosovës vazhdon sot me tri duele interesante, vëmendja në Gjilan

E Shtune  16 Tetor 2021 08:31 |
Superliga e Kosovës vazhdon sot me tri duele interesante, vëmendja në Gjilan

Sot luhet tri duele tjera në elitën e futbollit kosovar.

Gjilani dhe Ballkani përballen në derbin e xhiros së nëntë.

Të dyja ekipet kanë si objektiv luftën për titull, andaj pritet një derbi i zjarrtë pasi pikët janë shumë të vlefshme në këtë përballje.

Duel tjetër interesant luhet në “Fadil Vokrri” ku Prishtina ballafaqohet me Llapin.

Prishtina ka mbetur larg kreut të tabelës dhe objektiv sot do të ketë vetëm fitoren, në anën tjetër edhe Llapi nuk e ka nisur aspak mirë edicionin e ri dhe do të kërkojë këndelljen.

Në anën tjetër Dukagjini takohet me Malishevën, në një takim shumë të vlefshëm sidomos për Dukagjinin që aktualisht ndodhet në zonën e rrezikshme.

Momentalisht Drenica prin në tabel me 17 pikë, një më shumë se Ballkani në vendin e dytë, kurse Gjilani është i treti me 13 pikë.

Të gjitha ndeshjet e sotme luhen nga ora 13:00.

Më shumë rreth