Te PSG janë optimistë, Mbappe luan kundër Atalantës

E Shtune  01 Gusht 2020 09:03 |
Te PSG janë optimistë, Mbappe luan kundër Atalantës

Kylian Mbappe mund të bëjë një rikuperim mahnitës për të luajtur për PSG-në në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Atalantës, sipas bashkëlojtarit të tij, Ander Herrera.

Mbappe vuan nga një lëndim të pësuar javën e kaluar, në finale të Kupës së Francës, në fitoren 2:1 të PSG kundër St Etienne.

PSG në njoftimin për lëndimin e Mbappe, ka lënë të kuptohet se francezi i ri do të mungojë në përballjen kundër Atalantës, por Herrera beson të kundërtën.

“Ne e kemi parë që ai mund të lëvizë lehtësisht. Ai është shumë profesional, ai është i ri. Ai vërtetë dëshiron të luajë dhe ne duhet të jemi të qetë. Ai punon çdo ditë, në mëngjes dhe pasdite”, ka deklaruar Herrera.

“Por nëse kjo nuk është e mundshme, ne gjithashtu kemi tjera zgjidhje. Kylian është lojtar shumë i rëndësishëm dhe jam i sigurt se ai do të provojë të luajë”.

Mungesa e Mbappe nuk e pengoi PSG që të fitoi Kupën e Ligës ditën e premte, ku mposhti Lyonin pas ekzekutimit të penalltive.

Më shumë rreth