Trajneri i Italisë refuzon që të marrë drejtimin e Manchester United

E Mërkure  24 Nëntor 2021 18:36 |
Trajneri i Italisë refuzon që të marrë drejtimin e Manchester United

Manchester United është në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të Solskjaer. Të shumtë kanë qenë emrat që kanë qarkulluar për pankinën e Djajve të Kuq.

Gazetari i të përditshmes gjermane “Bild”, Christian Falk shkruan se drejtuesit e United kanë tentuar edhe Roberto Mancinin, i cili udhëhoqi Italinë drejt fitimit të Euro 2020.

56-vjeçari italian, i cili ka drejtuar më parë edhe rivalët e Manchester City, ka refuzuar me mirësjellje ofertën e klubit anglez. Mancini ka kontratë me FIGC (Federata Italiane e Futbollit) deri më 2026 dhe është i fokusuar te përgatitja e fazës “play-off”, pengesë që Italia duhet ta kalojë për t’u kualifikuar në Botërorin Katar 2022.

Më shumë rreth