United shkatërron me 5 gola Bournemouth, shtohen shanset për Championsin (VIDEO)

E Shtune  04 Korrik 2020 18:33 |
United shkatërron me 5 gola Bournemouth, shtohen shanset për Championsin (VIDEO)

Manchester United e kthehu thuajse në ndeshje stërvitore ndeshjen e javës së 33-të ndaj Bournemouth. Skuadra e Solskjaer do të fitonte në shifrat 5-2, edhe pse e nisën ndeshjen në disavantazh.

Stanislas shënoi për skuadrën mike, ndërkohë që United reagoi mjaft mirë duke shënuar tri herë me Greenwood, Rashford dhe Martial. Në pjesën e dytë King shtoi shpresat për Bournemouth, por Greenëood dhe Fernandes do të realizonin dy gola të tjerë duke sfumuar çdo shans.

Me këtë fitore Manchester United ruan vendin e tretë me 55 pikë, 3 më pak se Leicester, ndërkohë që Chelsea gjendet në vendin e 5-të me një ndeshje më pak të luajtur.