Wirtz apo Musiala? Nagelsmann krahason dy talentet e Gjermanisë

E Premte  15 Tetor 2021 17:01 |
Wirtz apo Musiala? Nagelsmann krahason dy talentet e Gjermanisë

Bayer Leverkusen-Bayern Munich është krye-ndeshja e javës së 8 të Bundesligës, pasi të dielën në orën 15:30 në “Bay Arena” do të vihen përballë skuadrat që kryesojnë renditjen me nga 16 pikë secila pas 7 javëve të para dhe kush fiton do të shkëputet i vetëm në krye.

Krahas përballjes mes dy skuadrave, do të ketë edhe një tjetër mini-sfidë në fushë, ajo mes Florian Wirtz dhe Jamal Musiala, dy futbollistë shumë të talentuar ,që shihen edhe si e ardhmja e përfaqësueses gjermane.

I pyetur për këtë çështje, trajneri Julian Nagelsmann foli me superlativa kryesisht për yllin e Leverkusenit, duke theksuar faktin se ai ka luajtur më shpesh dhe është rritur më shumë, megjithatë ka bërë thirrje që të dy të qëndrojnë me këmbë në tokë.

“Kur flasim për Wirtz, janë shifrat ato që konfirmojnë se kemi të bëjmë me një talent të jashtëzakonshëm, që po bën diferencën në fushë dhe po ndihmon jo pak Leverkusenin. Edhe Jamal është shumë i talentuar, por ka gjetur më pak hapësira, pasi ka shokë skuadre shumë të fortë, ndaj nuk mund të bëjmë një krahasim. Po, ata janë e ardhmja e Gjermanisë, por vetëm të dy nuk do të fitojnë asgjë, ndaj duhet të mësojnë të vënë talentin e tyre në shërbim të grupit, për t’u bërë kampionë”, tha Nagelsmann.

Më shumë rreth