Ylli i Bayernit nis karantinën, pati kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me Covid-19

E Marte  15 Shtator 2020 22:16 |
Ylli i Bayernit nis karantinën, pati kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me Covid-19

Sezoni i fundit ishte spektakolar për Bayern Munchen dhe tifozët e shumtë të rekordmenëve gjermanë. Tre trofe të fituar: kampionati, Kupa e Gjermanisë dhe në fund kompeticioni më i rëndësishëm, Champions League.

1-0 fituan djemtë e Flick në finalen e madhe të Lisbonës ndaj PSG-së, takim që u vendos nga rrjeta e Kingsley Coman në minutat e para të pjesës së dytë. Goli më i rëndësishëm në karrierë për sulmuesin e majtë, i cili është izoluar dhe ka nisur karantinën.

24-vjeçari ka qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Në Gjermani nuk i lënë asgjë rastësisë, teksa kanë urdhëruar francezin të mos paraqitet në stërvitje dhe të nisë karantinën.

Më shumë rreth