Zeqiri fiton baterinë e saj, por nuk arrin të kualifikohet tutje

E Diel  25 Korrik 2021 15:09 |
Zeqiri fiton baterinë e saj, por nuk arrin të kualifikohet tutje

Sot ka zhvilluar garën e saj notarja nga Kosova Eda Zeqiri.

Zeqiri ka fituar baterinë e saj në diciplinën 400 metra krol në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Kosovarja sot triumfoi me kohë 4:38.02 minuta, duke lënë pas garuesen e Bregul të Fildishtë Talita Te Flan dhe atë të Ishujve Virgjine të SHBA-së Natalia Jean Kuipers.

Koha e Zeqirti bëri që ajo të renditje në pozitën e 22-të nga 26 garues gjithësejtë sa morën pjesë, që në fund ishte e pamjaftueshme për të arritur në finale.

Gjithsesi për 16-vjeçaren ky rezultat llogaritet si një paraqitje shumë e mirë.

Në kualifikime kohën më të mirë e regjistroi Kathleen Ledecky e Amerikës 4:00.45 minuta.

Më shumë rreth