Zidane: E dimë se kush jemi, duam të fitojmë Championsin!

E Marte  20 Tetor 2020 18:48 |
Zidane: E dimë se kush jemi, duam të fitojmë Championsin!

Real Madrid pësoi një humbje shokuese në fundjave kundër Cadiz, por kjo nuk ja ka prishur aspak humorin Zidane, i cili njihet si specialist në fitimin e Champions League. Në prag të sfidës së parë në grupe kundër Shakhtar Donetsk, francezi deklaroi se ekipi i tij i ka të gjitha shanset për ta fituar kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

“E dimë se kush jemi dhe se çfarë duam. E rëndësishme është që të luftojmë për këtë gjë, por shumë skuadra duan ta fitojnë Champions League. Edhe ne gjithashtu, do të ketë momente të vështira, por për të fituar gjithmonë duhet t’i kalosh.

Futbolli ka ndryshuar, intensiteti është rritur. Kjo skuadër (i referohet Realit) ka treguar se është një ekip i madh. Mund ta kishim nisur më mirë sezonin, por do të përmirësohemi, kjo është e sigurt. Të gjithë kanë kaluar momente të vështira gjatë javëve të para të sezonit, por do ia dalim”, ka thënë francezi për sajtin e UEFA-s.

Më shumë rreth