Disa detaje të reja rreth ngjarjes për iPhone 13 që do të mbahet më 14 shtator

E Enjte  09 Shtator 2021 17:41 |
Disa detaje të reja rreth ngjarjes për iPhone 13 që do të mbahet më 14 shtator

Brezi i ri i iPhone 13, dhe ndoshta pajisjet e tjera të reja, do të zbulohen brenda pesë ditësh, më 14 shtator, në ngjarjen “California Streaming”, dhe më shumë detaje zyrtare nuk dihen ende.

Edhe pse u vonuan me prezantimin e pajisjes vitin e kaluar për shkak të pandemisë, Apple i është kthyer traditës dhe do të prezantojë risitë e saj në mes të shtatorit, dhe vëmendja më e madhe dhe ajo që të gjithë përdoruesit presin është iPhone 13, për të cilin shumë hollësitë janë publikuar në të kaluarën.

Njëra prej tyre është se do të jetë në gjendje të bëjë thirrje satelitore, ndërsa në njërën nga seritë u shfaq pa ndërprerje (op.a. notch) për një kamerë selfie, dhe gjithashtu përmend karikimin e shpejtë, përmirësimet në teknologjinë 5G dhe ruajtjen memorie deri në 1 terabajt. Sidoqoftë, ende nuk ka asnjë informacion konfidencial dhe gjithçka zbret në pritjet.

Ata që i njohin mirë ngjarjet në Apple presin që iPhone i ri 13 si dhe modeli i mëparshëm të prezantohen në katër versione (mini, standard, Pro dhe Pro Max) dhe me një ritëm të rifreskimit të ekranit prej 120Hz. Apple Watch dhe AirPods të rinj pritet të zbulohen për publikun më 14 shtator.

Sigurisht, si kompanitë e tjera, këtë vit Apple vendosi të prezantojë pajisjet përmes platformave dixhitale në përputhje me pandeminë e koronavirusit, dhe transmetimi do të jetë i mundur të ndiqet përmes Youtube ose shërbimit të transmetimit të Apple. 

Më shumë rreth