Ekzekutivi i firmës lider të sigurisë kibernetike arrestohet në Rusi për tradhti

E Premte  08 Tetor 2021 12:03 |
Ekzekutivi i firmës lider të sigurisë kibernetike arrestohet në Rusi për tradhti

Sachkov mohoi akuzat se ka punuar me një agjenci të huaj të inteligjencës dhe dëmtuar interesat kombëtare të Rusisë.

Ekzekutivi i firmës lider të sigurisë kibernetike arrestohet në Rusi për tradhti

Rusia ka arrestuar shefi ekzekutiv të një kompania Ruse lider në siguri kibernetike duke e akuzuar për tradhti raportuan agjencitë lokale të lajmeve.

Ilya Sachkov, themelues dhe CEO i Group-IB, u arrestua javën e kaluar dhe do të qëndrojë në paraburgim për 2 muaj. Agjencitë ligjzbatuese kontrolluan zyrat e firmës së tij në Moskë.

Ai akuzohet për vjedhje të sekreteve shtetërore por nuk u dhanë detaje se për çfarë informacionesh bëhet fjalë. Group-IB heton krimet teknologjike dhe mashtrimin online dhe ka shumë klientë të huaj nga banka, tek kompani energjetike, operatorë telekomunikacioni e madje edhe Intelpol.

Tradhtia në ligjin Rus dënohet me 20 vite burgim. Detajet e rasteve të tilla nuk bëhen kurrë publike duke qenë se përmbajnë informacione të klasifikuara.