Snapchat ishte fitimtari i madh nga rënia e aplikacioneve të Facebook

E Premte  08 Tetor 2021 08:37 |
Snapchat ishte fitimtari i madh nga rënia e aplikacioneve të Facebook

Themeluesi i Telegram tha se platforma e tij shtoi 70 milionë përdorues. Signal ishte aplikacioni nr 1 në Poloni dhe rënditjes në top10 në 35 vende të botës.

Snapchat ishte fitimtari i madh nga rënia e aplikacioneve të Facebook

Snapchat shënoi një rritje me më shumë se 20% pasi shërbimet e Facebook ranë për 6 orë me radhë ditën e Hënë.

Facebook fajësoi një konfigurim të gabuar rrjeti që rrëzoi aplikacione nga Messenger, në Instagram dhe WhatsApp dhe lënë 2.7 miliardë përdorues në ditë në terr.

Gjatë kësaj kohe Snapchat pati një rritje me 23% të kohës së shpenzuar në aplikacionin Android krahasuar me të njëjtën ditë një javë më parë. Aktiviteti në Telegram, Signal, Twitter dhe TikTok u rrit gjithashtu.

Ndërprerja e shërbimit goditi bizneset e vogla dhe i dha shansin rivalëve, kritikëve madje edhe ligjvënësve në vende të ndryshme të botës të hedhin dyshime mbi fuqinë që Facebook ka, një monopol që duhet rrëzuar.

Themeluesi i Telegram tha se platforma e tij shtoi 70 milionë përdorues.

Alternativa si Telegram dhe Signal që janë shumë të ngjashme me WhatsApp, historikisht kanë shënuar rritje sa herë që shërbimet e Facebook pësonin ndërprerje edhe pjesa më e madhe e tyre rikthehej tek aplikacionet e Facebook sapo ishin online.

Sensor Tower tha se krahas Snapchat, përdorimi Telegram u rrit me 18%, Signal me 15%, Twitter me 11% dhe TikTok me 2%.

Më shumë rreth