Spiunohet Golf R i ri më i fuqishmi ndonjëherë (FOTO)

E Enjte  13 Shkurt 2020 19:50 |
Spiunohet Golf R i ri më i fuqishmi ndonjëherë (FOTO)

Gjenerata e re e Volkswagen Golf R nuk do të zbulohet ende zyrtarisht, por tani ky model tashmë është fotografuar gjatë testimit tërësisht i pa kamufluar.

Në fotografitë e spiunuara të Golf R-it mund të shihen tiparet e tij super sportive duke nisur nga tubat e shkarkimit, frenat me mbështjellës të ngjyrosur e vrimat sportiv të ajrimit nga para, transmeton Koha.net.

Nga një dokument i rrjedhur së fundi nga VW është konfirmuar që Golf R do të ketë 328 kuajfuqi, duke u bërë varianti më i fuqishëm me 32 kuajfuqi më shumë se sa modeli paraprak.

Golf R i ri pritet që shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrij për 4.5 sekonda.

Më shumë rreth